Frieza
| Frieza | |
|---|---|
| personazh nga Dragon Ball | |
| Paraqitja e parë | Dragon Ball kapitulli nr. 247, 24 tetor 1989 (Weekly Shōnen Jump 1989) |
| Krijuar nga | Akira Toriyama |
| Interpretuar nga (japonisht) | Ryūsei Nakao |
| Informacion brenda trillimit | |
| Specia | Raca e Friezës (Frost Demon) |
| Familja |
|
| Armiku | Son Goku |
Frieza (japonisht: フリーザ Hepburn: Furīza?) është një personazh fiktiv nga manga Dragon Ball i krijuar nga Akira Toriyama. Ai paraqitet për herë të parë në manga brenda Kapitullit nr. 247, të botuar në revistën Weekly Shōnen Jump më 24 tetor 1989,[1] si antagonisti kryesor i sagës përkatëse, që u paraqit si një tiran galaktik i frikuar si qenia më e fuqishme në univers.
Edhe pse nuk u shfaq deri në gjysmën e dytë të mangës, Frieza konsiderohet antagonisti më ikonik i ekskluzivitetit Dragon Ball, meqë luan si katalizator i shumicës së ngjarjeve në këtë rrëfim, si pasojë e shkatërrimit të Planetit Vexhita në duart e tij, ardhjes së Gokut në Tokë, si dhe përleshjet në vijim me Raditzin, Nappën dhe Vexhitën. Frieza shfaqet sërish si i ligu kryesor në filmin teatral Dragon Ball Z: Resurrection 'F' dhe si personazh i herpashershëm në Dragon Ball Super.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Weekly Shōnen Jump #47 October 24, 1989